Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore.
Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.
Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuar janë:
- Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
- Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
- Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
- Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
- Një (1) karikator i revoles
- Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
- Një (1) Radiolidhje
- Një (1) kamerë vëzhgimi,
- Një (1) Divijar,
- Një (1) vulë metalike dhe
- Një (1) Letërnjoftim
Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet.
Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.