Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar për ekspozitën retrospektive të mbajtur dje në presidencë, ekspozitë kjo e fotografit të njohur Hazir Reka, me fotografi të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.
Osmani është shprehur se kjo ekspozitë sjellë një rrugëtim të paharrueshë të viteve të 80-ta e deri në tek humbja e Ibrfahim Rugovës.
”Përmes imazheve familjare dhe momenteve kyçe të angazhimit të tij politik, kjo ekspozitë ndriçon jetën dhe vizionin e liderit që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë e pavarësisë me urtësi, durim dhe përkushtim. Një homazh i denjë në përvjetorin e tij, që rikujton rolin e tij të pazëvendësueshëm në historinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.
Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe familja Rugova.