Një person është arrestuar në Besi të Prishtinës të martën pasi e kishte sulmuar fizikisht një tjetër.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sulmi në fjalë ndodhi pas në mosmarrëveshjeje mes të dy të përfshirëve për një parking.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.