Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për mjegull lokale nëpër ultësira dhe lugina, ndërsa gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C.