Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizitave mobilizuese në teren, sonte ka vizituar anëtarët e shtabit zgjedhor në Komunën e Vitisë.
“Shtabet e PDK-së, në çdo komunë, janë në krye të detyrës. Më të mobilizuara, më të mëdha dhe më të gatshme se kurrë për fitoren tonë të madhe më 9 shkurt. FITORE! #PDK131 #MaMirë”, ka thënë lideri i PDK-së Memli Krasniqi.