Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë, ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Kështu është njoftuar nga ambasada e Italisë, ku është shtuar se De Riu, në homazhe ka qenë i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Në postim Rugova vlerësohet si një lider ‘‘historik që udhëhoqi paqësisht Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë’’.