Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në kampin Film City në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se Barduani dhe Osmani kanë folur për situatën aktuale dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.
Komandanti Berduani ka nënvizuar përkushtimin e KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me znj. Viosa Osmani-Sadriu në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë”
“Gjeneral-major Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Berduani ka theksuar se KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë, ndërsa shton se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në mbarë rajonin. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR-i.