Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e intelektualëve për zhvillimin e Kosovës dhe ka apeluar për bashkimin e tyre në këtë periudhë sfiduese.
Në një fjalim të tij, Limaj ka shprehur mirënjohjen për ata që kontribuan në arsimin dhe edukimin e vendit, duke theksuar se trashëgimia e tyre vazhdon të udhëheqë brezit të ri.
Limaj ka deklaruar se pas katër vitesh stagnimi, është koha për një ndryshim të thellë që do të nxjerrë Kosovën nga udhëkryqi dhe do t’i kthejë dinjitetin dhe shpresën qytetarëve të saj.
Ai ka shtuar se NISMA është e angazhuar për një Kosovë fituese, duke i bërë thirrje intelektualëve të bashkohen për të sjellë ide dhe mundësi të reja.