Donald Trump sapo është shfaqur për herë të parë sot, në ditën e inagurimit të tij.
Në përputhje me traditën amerikane, presidenti i zgjedhur po merr pjesë në një shërbesë private në kishën e Shën Gjonit në Uashington, përpara se të betohet më vonë.
Sipas fotove, Trumpit i është bashkuar edhe gruaja e tij dhe së shpejti Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, shkruan skynews.
Më pas Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden i mirëpritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Biden dhe Trump pritet ta mbajnë një takim të shkurtër privat, raporton CNN.
Tradicionalisht, presidenti në largim shoqëron më pas presidentin e zgjedhur në Kapitolin e SHBA për ceremoninë e betimit.
Më pas, presidenti në largim dhe zonja e parë zakonisht largohen nga Capitoli pa një ceremoni të hollësishme dhe largohen nga qyteti më vonë gjatë ditës.
Pas largimit të Biden, Trump pritet të mblidhet me stafin dhe anëtarët e Kongresit në dhomën e Presidentit pranë dhomës së Senatit. Aty do t’i bëjë nominimet dhe do t’i nënshkruajë urdhrat e tij të parë ekzekutiv si president.