Moderatori Fehmi Ferati tha se diaspora duhet që t’ua bëjë tri pyetje kandidatëve të partive politike, duke filluar nga kryeministri Kurti.
Sipas tij, diaspora nuk bëri pyetje për mirëqenien e tyre në tubimet politike që u mbajtën në vende të ndryshme në Evropë.
“Unë nuk kam dëgju e parë që dalin gjithë ata përkrahës të partive, veç tri pyetje me i bo për githë ata kandidatë duke fillu nga kryeministri me pyet pse diaspora, mërgimtarët kosovarë i paguajnë biletat më të shtrenjta për me ardhë në Prishtinë”, pyeti Ferati në Pressing.
“Nuk pyeti askush kur rregullohet problemi i Kartonit të Gjelbër, diasporës atje në tubime. Gjithë ata kanë prona e nuk kanë pyet çka do të ndodhë me tatimin në pronë në Kosovë sepse mund të rëndohen si pronarë”, tha Ferati.