Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) këtë të shtunë do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00.
DnV tha se në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e javës së parë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.