Flutura Kusari, juriste e medias, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një paralajmërim, që më shumë duke alarmim.
Kusari ka shkruar se sot pritet të shkarkohet, sipas saj, kundërligjshëm kryetari i KPM-së.
Tutje, ajo ka treguar edhe synimin prapa këtij shkarkimi.
“Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati.
Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht.
Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së” – ka shkruar ajo.