Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka kritikuar partinë që udhëheq me Qeverinë e vendit për mungesën e një programi zgjedhor konkret, duke theksuar se përveç pretendimit për shtrirjen e sovranitetit në veri, nuk është prezantuar asnjë plan i qeverisjes për këto katër vite.
“S’kanë për çfarë të bëjnë programin përveç narracionit për veriun që kinse kanë bërë shtrirje të sovranitetit. Për këto katër vite asnjë program për qeverisje s’kemi parë as s’do të shohim sepse udhëhiqet me një logjikë të oportunitetit sesa që ka diçka konkrete”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se aktualisht nuk ka logjikë të veprimit nga Qeveria, e cila po mbështetet vetëm në narracionin për veriun për të arritur sukses.
“Opozita kanë bërë një program të mirë, LDK për ekonomi PDK për arsim, AAK për siguri, pushteti s’ka logjikë të veprimit sepse vetëm me narracionin e veriut mendojnë që kanë me pasë sukses”, deklaroi Sadiku për “Front Online”.