Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhemshit Krasniqi, ka ndarë në profilin e tij në Facebook një postim ku ka thënë se gratë janë forca dhe fryma e PDK-së.
“Takimi i sotëm tregoi edhe një herë përkushtimin dhe vizionine e grave për një të ardhme më të mirë. Ju jeni shtylla e ndryshimit dhe inspirimi për një politikë që mbështet barazinë dhe drejtësinë. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme më të ndritur”- ka shkruar Krasniqi
Kujtojmë se Xhemshit Krasniqi, kandidat i PDK-së nga Prizreni, garon për një vend në Kuvendin e Kosovës me numrin 87.