Kryesuesi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pritur në takim eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila është edhe shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.
Në fokus të këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, theksoi rëndësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve.
“Po ashtu, KQZ informoi Loiseau dhe ekipin e BE-së për përgatitjet në zhvillim, përfshirë votimin përmes postës për qytetarët jashtë Kosovës dhe trajnimin e trupave zgjedhorë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Këto nuk janë zgjedhjet e para në Kosovë që monitorohen nga vëzhgues ndërkombëtarë.