Piktorja Rushiti te premten do të hapë ekspozitën e saj personale në Selanik te Greqisë të titulluar ‘New Born’. Ajo do të prezantoj disa prej punimeve të saj, koncepti i të cilave jep një ide të qartë për të prezantuar vendin, shkruan Gazeta Papirus.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për artdashësit grek dhe turistë të shumtë nga data 17 deri me datën 24 janar dhe ekspozohen 15 piktura te zhanreve te ndryshme. Prezantimi i pikturave “Cikli i Diamanteve” sipas piktores ngërthen ne vete sfidat, përballjet dhe ndryshimet por siç thotë ajo edhe revolucionet.
Një pikture tjetër e përberë nga tre sfungjer paraqet tri gjendje fizike, një sfungjer normal, tjetri i shtypur nga gishtërinjtë, dhe një tjetër i cili është kthyer ne gjendjen e mëparshme.
Artistja trajton situatën e mbështetjes së artit të mirëfilltë në Kosovë, ku ngre zërin ndaj padrejtësive dhe ndrydhjes së talenteve të rijnë siç u paraqet ajo në sfungjerin e dytë.
Punime te tjera të saj janë peizazhe abstraksione dhe simbolike duke përfshire natyrën, perëndimin e diellit.
Piktorja Arta Rushiti përmes artit të saj dhe lidhjeve të saj ka depërtuar në shumë vende të botës, ku përveç shteteve shqipfolëse në rajon edhe ne vende si Egjipti, Armenia, Greqia, Jordania, Italia, Gjermania, Turqia etj./Gazeta Papirus/.