Në Lipë të Zveçanit dyshohet se punëtorë të KEDS-it derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë të mërkurën, janë kanosur nga një person.
Policia njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.