Zyrtarë serbë deklaruan se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare, do të vazhdojnë të marrin paga
Petar Petkoviq, ka thënë se asnjë nga 1100 punëtorët nuk do të mbeten pa pagë apo përfitime të tjera,.
Ai akuzoi kryeministrin Kurti për synim për “dëbim të popullit serb nga Kosova”
“Kështu, Kurti tregon se absolutisht nuk është i interesuar për jetën e serbëve në Kosovë, por se politika e tij është dëbimi i popullit serb dhe krijimi i një hapësire etnikisht të pastër”, tha Petkoviq.
Gjatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.
Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer në dhjetë komuna të vendit.