46 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Bullgari.
Viktimat në këtë rast ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri maqedon Zoran Zaev pak më parë njoftoi se pjesëmarrës në këtë udhëtim ishin edhe një qytetar nga Presheva si dhe një shtetas nga Belgjika.
Lidhur me këtë aksident reagime të shumta patie dhe nga zyrtarët shtetëror të Bullgarisë dhe nga ata të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa nga përfaqësuesit e Bullgarisë kanë deklaruar se deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ky aksident.
Disa nga udhëtarët të cilët thuhet të kenë dalë jashtë autobusit nga përplasja janë duke u trajtuar në njërin prej spitaleve bullgare.
Në mesin e tyre është një 17 vjeçare dhe gjashtë persona të tjerë.
Por më të brengosurit në këtë rast janë padyshim familjarët e udhëtarëve që ishin në këtë autobus.
Para zyrave të kompanisë “Besa Trans” në Maqedoninë e Veriut përpos zyrtarëve policorë janë mbledhur edhe familjarë të shumtë.
Shumë prej tyre shihen me lot në sy e jashtëzakonisht të brengosur lidhur me atë se si mund të jenë familjarët e tyre.
Deri më tani nuk ka pasur identifikim zyrtarë të viktimave, ndërsa ministri i Brendshëm bullgar deklaroi se shumë prej viktimave ishin djegur tërësisht pasi pas aksidentit autobusi ishte përfshirë në zjarr