Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka marr vendim që të dhurojë 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2025 si dhe nga 500 € për çiftet e reja.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njofitmi në rrjetin social në Facebook.
”Sot kam dërguar propozim/vendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2025 si dhe nga 500 € për çiftet e reja”, ka shkruar Atiq.
Ashtu siç kemi vepruar vitin e kaluar edhe këtë vit do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona, ka shtuar më tutje ai.