Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i tronditur nga tragjedia në Bullgari, ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ai iu ka shprehur ngushëllime viktimave dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve, shkruan lajmi.net.
“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre”, thuhet në postimin e tij.
“Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”.