Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtur zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se “mbyllja e sotme me dhunë e një numri të madh të institucioneve serbe e vë në pikëpyetje vetë dialogun”, duke shtuar se “përveç Albin Kurtit, përgjegjësinë e ka edhe Bashkimi Evropian”, transmeton Paparaci.
“Në Bruksel më priti lajmi për sulmin e Kurtit ndaj institucioneve serbe në përmasa të mëdha. Mbyllja me dhunë e një numri të madh të komunave tona, qendrave për punë sociale, postave… Është e qartë pse Bislimi nuk është paraqitur sot në Bruksel”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.
Ai ka shtuar se “me delegacionin e Beogradit ka ardhur me qëllim që sot ta zgjidhë çështjen e personave të pagjetur, ndërsa Kurti dhe Prishtina zgjodhën rrugën e dhunës dhe veprimeve të njëanshme.
“Ky lloj terrori e vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se për këtë nuk është i vetmi fajtor Kurti. Përgjegjësia është edhe e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Petkoviq.