Leopard Ademaj, vëllai i Lidirona Ademajt e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka thënë se shpresojnë se drejtësia do të vijë në vend.
Pas konferencës së prokurores së rastit ku u bë e ditur ngritja e aktakuzës për Naim Murselin, ai theksoi se ende nuk e kanë lexuar aktakuzën.
“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për neve. Po shpresojmë që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt”, tha Ademaj në konferencë për media.
“Fëmijët nuk janë në gjendje të mirë, kërkojmë një dënim kapital për kryesitë e veprës, jemi të lumtur që është ngritur mënëfund aktakuza”, theksoi ai.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 në Prishtinë.