Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK, ka ndarë rrjetin e tij social facebook, takimin e tij në Han të Elezit, shkruan Gazeta Papirus.
Hamza theksoi se ditët më të mira për qytetarët e Kosovës janë ende përpara.
Ai shprehu besimin se më 9 shkurt, qytetarët do të bëjnë zgjedhjen për një të ardhme më të mirë. Hamza ftoi qytetarët të votojnë për të ardhmen e çdo qytetari dhe të shtetit të Kosovës, duke e mbështetur partinë PDK dhe numrin 131.
/Gazeta Papirus/