Në ambientet e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK), të hënën ka filluar intervistomi me gojë i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë rinj.
Intervistat po zhvillohen para komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj-kryetar i Komisionit, dhe anëtarët, Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadikaj dhe Ahmet Imami.
Pas përfundimit të intervistave, KGJK-ja pritet të shpall rezultatet finale për kandidatët e suksesshëm për 21 pozita për gjyqtarë.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më 15 nëntor 2024, ka raportuar për 67 kandidatë që kishin kaluar me sukses testin me shkrim për 21 pozita për gjyqtarë.
Kujtojmë se “Betimi për Drejtësi” ka monitoruar procesin me shkrim në fushën penale më 9 nëntor, dhe atë civile më 10 nëntor 2024.