Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i përcjell në këtë qytet, ashtu dhe në Prishtinë, do të vazhdojë gjithandej Kosovës.
Madje, ai shtoi se është krenar që është kandidati për kryeministër nga PDK-ja, parti kjo që u themelua nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“ Kjo frymë e fitores në Prishtinë, e sonte këtu në Ferizaj, do të vazhdojë gjithandej Kosovës”.