Edhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi me një fjalë rasti për simpatizuesit e kësaj partie, u shpreh se Kosova duhet të votojë për Bedri Hamzën kryeminister, ndaj edhe kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë me 9 shkurt.
“Edhe sonte për të gjithë ju e kam një thirrje kryesore, ditën e zgjedhjeve votoni për shpresë, për PDK-në, dhe unë ju premtojë një gjë qysh sonte, me 9 shkurt do të fillojmë ndërtimin e një Kosove më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër”, tha Memli Krasniqi.