Kandidati i PDK-së për deputet, Driton Lajçi, ka ndarë sot një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet gjatë vitit 2008 me Ambasadorin e SHBA-së në OKB, Zalmay Khalilzad, dhe Dr. Mounzer Fatfat, shkruan Gazeta Papirus.
Në postimin e tij, Lajçi shoqëron foton me një mesazh të fortë, duke theksuar: “Kudo dhe me këdo së pari Kosova & kombi im.” Kjo foto dhe mesazh theksojnë angazhimin e tij të vazhdueshëm për përkushtimin ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
Postimi i tij i plotë:
“Mirëmengjesi të dashtun miq,
Shkurt, 2008. Disa ditë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mëngjes joformal me Ambasadorin e SHBA-ve në OKB z.Zalmay Khalilzad & Dr.Mounzer Fatfat. Kudo dhe me këdo së pari Kosova & kombi im.”
Driton Lajçi 97