Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka qëndruar sot në Skivjan, ku është takuar me qytetarë të cilëve ua dëgjoi hallet.
Në bashkëbisedim, Selmanaj thotë së banorët e Skivjanit u shprehen të gatshëm për mobilizim, për ta ndryshuar qeverisjen aktuale.
Ai tha se Kosova është fituese me kryeministër Ramush Haradinaj.
Në këto zgjedhje, Selmanaj bartë numrin 110 në listën e AAK-së.
Postimi i plotë i tij:
“Skivjan, takim me qytetarë e aktivistë!
Nga një bashkëbisedim i hapur,u shprehen të gatshëm për një mobilizim për ta ndryshuar këtë qeveri e cila për një mandat të plotë ka pasur vetëm dështime në të gjitha drejtimet.
Kosova Fituese me kryeministër Ramush Haradinaj.
Rasim Selmanaj 110”