Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka njoftuar se partia e tij ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale nga Banja e Malishevës, vendlindja e tij, shkruan Gazeta Papirus.
Në fjalën e tij, Limaj ka theksuar se bashkëvendësit e tij janë treguar të bashkuar dhe i kanë dhënë motiv për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
‘‘Vendlindja është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në Parlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt’’, ka shkruar ai.