Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka njoftuar se do të nisë vaksinimi me vaksinën HPV për djemtë, vaksinë që parandalon shumë lloje të kancereve.
Vitia ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm pa marrë parasysh gjininë.
“Deri tani janë 10 mijë vajza nga grupi i synuar për t’u vaksinuar. Vaksinimi i të rinjve, pa marrë parasysh gjininë, është i domosdoshëm”, ka thënë ai.
Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së, ka thënë se ky vaksinim është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e kancereve dhe sëmundjeve të tjera për të dyja gjinitë.
“Është mjet efikas për mbrojtën e kancereve dhe sëmundjeve te tjera për të diganostifikimin e të dy gjinive. Është e rëndësishme që të vazhdoj ky trend i mirë i imunizimit dhe t’i kemi të mbrojtur fëmijët tani për një të ardhme të shëndetshme”, tha ajo.
Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Fetije Fetaj, ka thënë se nga 10 mijë dozat e dhëna deri tani në Kosovë nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
“84 për qind kemi arritur që të kemi vaksinimin e vajzave me HPV. Gjithë djemtë e vajzat e klasave të gjashta o të vaksinohen. Vaksina është e sigurt dhe efektive dhe do të ofrohet pa pagesë. 10 mijë doza janë dhënë dreri tani në Kosovë dhe asnjë efekt anësor serioz nuk është paraqitur”, tha Fetaj.