Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “X” lajmin për nisjen e një linje direkte fluturimi Shqipëri-Izrael.
Rama thotë se ky është një lajm fantastik për vendin tonë, ndërsa thekson se një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet.
“Ky është një lajm fantastik për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.