Gjatë gjithë kësaj periudhe moderatorja Luana Vjollca dhe partneri i saj Krenar Çoçaj janë përpjekur t’a mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike.
Por këtë herë duket se ata nuk kanë “dashur” të fshihen më . Në foton e fundit të publikuar nga Luana ajo është duke ngrënë patate dhe krahas saj shkruan në anglisht: “Kush do të hajë patate me mua?”
Por komenti i Krenarit na ka bërë të kuptojmë sa të afërt janë ata me njëri-tjetrin. “Nuk ka më, mos i fto njerëzit kot,”-ka shkruar Çoçaj.
Ndërkohë që komenti i Luanës ka qenë “Llupës”. Ata kanë treguar se në këto pushime janë së bashku dhe po kalojnë vërtetë një kohë shumë të mirë.