Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, së fundmi ka folur për negociatat e Brukselit.
Ai ka thënë se kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, gjithmonë paraqitet i vetëm në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe sipas Petkoviq “ai bën sikur i di të gjitha”.
Petkovic ka thënë se Republika e Kosovës është e interesuar vetëm për njohjen nga ana e Serbisë, megjithatë sipas tij, sa të është Vuçiq president, diçka e tillë s’do të ndodhë kurrë.
“Negociatori i tyre vjen pothuajse gjithmonë i vetëm dhe paraqitet si një shumëfunksional që mendon se di gjithçka, por në të vërtetë e vetmja gjë që bën është sabotimi i dialogut.
Prishtina nuk dëshiron asnjë lloj normalizimi të marrëdhënieve; e vetmja gjë që intereson regjimin e Kurtit është njohja nga ana e Beogradit, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, për sa kohë që Serbinë e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Petkoviq për TV Pink.