Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 131.
Pas mbledhjese së KQZ-së, ku edhe është përcaktuar numri i subjekteve politike me short, partia më e madhe opozitare do të garojë me numrin 118, shkruan Gazeta Papirus.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë i pari i kësaj partie Memli Krasniqi, në një postim në rrjetet sociale.
”PDK 131: Numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes!
Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.
Kosova mundet ma mirë!”, shkruhet tutje në postimin e Krasniqit.