Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj pasi ka ushtusar dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, të arrestuarit i është sekuestruar edhe një revole.
“Një patrullë e policisë menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin mashkull,kosovar, i moshës 32 vjeç, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortës së tij”, thuhet në njoftim.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhej ne njoftim