Një person i maskuar ka grabitur çantën e një femre pasditen e së enjtes në qytetin e Pejës.
Viktima ka raportuar rastin në polici, ndërsa ka deklaruar se në çantën e saj kishte një shumë prej 6-7 euro.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.