GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

BE: Moscertifikimi i një partie për shkak të politikës do të ishte një regres serioz për Kosovën

31/12/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
BE: Moscertifikimi i një partie për shkak të politikës do të ishte një regres serioz për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë, më saktësisht për certifikimin e partive politike, duke thënë se ‘‘mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz’’.

Këtë koment, BE e ka ndërlidhur me Listën Serbe, parti kjo e cila fillimisht nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që më pas vendimi i këtij organi është anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

BE në deklaratën e saj, ka thënë se edhe se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

‘‘BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioze.

Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës. Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.

BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

Presim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), roli i të cilit në mbikëqyrjen e zgjedhjeve është vendimtar, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre. Përgjegjësia për të ruajtur garancitë demokratike është e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale’’, thuhet në deklaratën e BE-së.

Tags: bekosovaMoscertifikimi i listes serbeRegres per Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Presidentja Osmani uron ushtarët e FSK-së për fundvit

Next Post

Edhe në Zelandën e Re festohet viti 2025

Next Post
Edhe në  Zelandën e Re festohet viti 2025

Edhe në Zelandën e Re festohet viti 2025

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.