Gjatë periudhës janar-dhjetor, janë regjistruar plot 14,340 aplikime nga persona fizikë, shumica e të cilëve e kanë justifikuar kërkesën për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për ”IndeksOnline”.
Megjithatë, jo gjithmonë mbajtja e armës është e përhershme.
Në të njëjtën periudhë kohore, janë raportuar 4 raste sekuestrimi të lejeve të armëmbajtjes, ku një prej këtyre rasteve përfundoi me kthimin e lejes pas heqjes së revokimit.
“Janë 4 raste të sekuestrimeve të lejeve të armëve. Nga këto raste, njëra prej tyre ka pasur revokimin e lejes, por më pas leja i është kthyer pronarit pasi është hequr revokimi.”, thuhet tutje në përgjigjen e MPB-së.
Këto statistika pasqyrojnë një realitet ku kërkesa për armë vazhdon të rritet, por njëkohësisht monitorimi i zbatimit të ligjit dhe siguria mbeten prioritare.