I riu që vdiq tragjikisht pas një aksidenti në trafik, të hënën në magjistralen Prishtinë – Pejë, do të varroset sot.
Erblin Berishës, 25-vjeçar, do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Rosuje në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, përmes një njoftimi ku kanë shprehur dhimbjen e pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të djalit të tyre.