GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center” deklarohen të pafajshëm

23/12/2024
në Ballina, Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center” deklarohen të pafajshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm 22 të akuzuarit të cilët ngarkohen nga prokuroria se përmes një skeme të organizuar kriminale në formën e të ashtuquajturës “Cybertranding” apo tregtisë kibernetike, kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshëm shuma të mëdha të parave.

Në këtë rast të akuzuar janë:  Andi Fosa, Kushtrim Gecaj, Idriz Lipa, Mendim Tetaj, Drin Hajredini, Visar Kabashi, Ardit Zllanoga, Çlrim Qelaj, Mario Kepi, Fatmir Kala, Florida Hoti, Ilir Sejdija, Suana Peja, Argjent Veseli, Agim Nezha, Ivi Xhahysa, Alen Dhimitri, Erald Lila, Adem Muqiqi, Klodina Recani, Elmedina Recani, dhe Qamile Abazi.

I akuzuar në këtë rast është edhe Leotrim Haxhiaj,  por ndaj tij në është veçuar procedura, pasi që i njëjti ndodhet në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, e cila është ngritur më 6 qershor 2024, Andi Fosa, akuzohet se si pronar i kompanisë “Future Media”, bashkë me Kushtrim Gecajn dhe Idriz Lipën si pjesë e menaxhmentit që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi deri më 31 mars 2021, kishin vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki.

Ndërkaq, për të akuzuarit Mendim Tetaj, Drin Hajredini, Visar Kabashi, Ardit Zllanoga, Leotrim Haxhiaj, Çlrim Qelaj, Mario Kepi, Fatmir Kala, thuhet se ishin në pozitën e operatorëve telefonik, duke telefonuar qytetarët gjermanë që kanë qenë të interesuar dhe tani janë të dëmtuar. Këta të akuzuar, thuhet se janë paraqitur me emra të rrejshëm me qëllim që t’i bindin të bëjnë pagesa në emër të investimit, me premtimin se do fitojnë shuma të larta parash.

Kurse, Florida Hoti, akuzohet se në pozitën “Back office”, duke vepruar si anëtare e këtij grupi ishte marrë me sigurimin e kontakteve dhe të dhënat e personave të interesuar në Gjermani dhe caktimin e agjentëve me të cilët ata do bashkëpunonin.

Sipas Dosjes së Prokurorisë, mashtrimi përmes “Cybertranding” ishte kryer përmes platformave që paraqiten si tregtarë në faqet e internetit www.goldsteinvest.com, www.fxcmarkets.com, www.obsbit.com dhe www.swissinv24.com, në të cilat shtetasit gjermanë kishin investuar, por që këto para kishin përfunduar në llogarinë e kompanisë “Future Media LLC”.  Dëmi i pretenduar vetëm nga të dëmtuarit nga kjo kompani është afër 4 milionë euro.

Për këtë, Andi Fosa akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të akuzuarit, Gecaj, Lipa, Hajredini, Tetaj, Kabashi, Zllanoga, Haxhiaj, Qelaj, Kepi, Kala dhe Hoti, akuzohen po ashtu për “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga paragrafi 1 dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

Andi Fosa, për të cilin në aktakuzë thuhet se ka gjendje të dobët ekonomike, bashkë me Idriz Lipën dhe Kushtrim Gecajn, akuzohen edhe për shpëlarje parash në bashkëkryerje nga 2020 deri më 31 mars 2021.

Tags: 22 te akuzuarit per mashtrimCall CenterGjykata Themelore në Prishtinë
ShareTweetShare
Previous Post

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Next Post

Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in dhe EULEX-in

Next Post
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in dhe EULEX-in

Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in dhe EULEX-in

Lajmet e fundit

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.