Fshatrat Llapushnik, Arllat, Negroc, Vuçak, Gjergjicë të Komunës së Drenasit, prej 15 orësh kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas KEDS-it kjo situatë ka ardhur pasi ka një prishje në rrjet, ndonëse banorët po paralajmërojnë protestë për situatën e rënduar, e që sipas tyre po ndodh shpesh, nga KEDS-i thonë se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të ndrequr prishjen.