Izraeli mbrëmë vonë urdhëroi mbylljen dhe evakuimin e një prej spitaleve të fundit që ende funksionojnë pjesërisht në veri të Gazës.
Kreu i spitalit Kamal Adwan, Husam Abu Safiya, i tha Reuters se bindja ndaj urdhrit për mbylljen ishte “gati e pamundur” sepse nuk kishte mjaft ambulanca për të nxjerrë pacientët jashtë.
Ai tha:
Aktualisht kemi rreth 400 civilë brenda spitalit, duke përfshirë foshnjat në njësinë neonatale, jeta e të cilëve varet nga oksigjeni dhe inkubatorët. Ne nuk mund t’i evakuojmë këta pacientë në mënyrë të sigurtë pa ndihmë, pajisje dhe kohë.