Dy persona janë përfshirë dje në një përleshje mes veti në një lokal në fshatin Astrazub të Malishevës.
Madje, përleshja ka eskaluar deri aty sa njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri brenda lokalit.
Një person është lënduar, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes veti ku njëri prej tyre dyshohet se brenda lokalit ka shtënë me armë zjarri por pa pasoja në njerëz. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka paranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me një fishekë dhe tri gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.