Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se Shqipëria dëshiron që ta ndihmojë Kosovën me gjithë sa ka në dorë, por tha se pezmatimi i aleatëve me Kosovën, tha se i pengon për të bërë sa duan.
“Ne duam ta ndihmojmë Kosovën me të gjitha sa kemi në dorë Kosovën…por mundësitë tona, mos e harroni asnjëherë, as që mund të krahasohen me mundësitë e miqve dhe aleatëve tonë strategjikë dhe pezmatimi i tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim dhe do të mundim të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë rreshtuar në favor të shqiptarëve, të shansit tonë historik si komb shqiptar, për t’u bashkuar përmes dy shteteve tona me Europën”, tha Rama.