Të shtëna me armë janë dëgjuar dje në mesditë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi.
Siç bëhet e ditur personi që është arrestuar për armën ilegale është Ilir Sopjani, ndërsa i dyshuari që gjuajti me armën e Sopjanit është Behxhet Fetahu.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa motivi i të shtënave dyshohet se lidhet me një aheng familjar.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë dhënë deklaratat lidhur me rastin.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për secilin veç e veç për veprat me të cilat ngarkohen.