Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka shpallur rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto të dhëna janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe se përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve.
Ai potencoi se regjistrimi forcon pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare dhe shënon një përparim të madh.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën pasi do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë ekonomive familjar e banesave në Kosovë. Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përben një komponent shtesë pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë.
Regjistrimi është më shumë se mbledhje e statistikave është pasqyrë e atyre ku jemi sa jemi dhe si mund të ecim përpara. Janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit. Përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve. Ky regjistrim forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, shënon një përparim të madh për Kosovën”, u shpreh Kurti.