Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur trajtimin e rastit për çështjen e pronave në Badovc, që u zbulua pas një bisede mes asamblistëve të VV-së, gjatë një seance të tensionuar në kuvendin komunal në Prishtinë.
Nga PTH kanë bërë ditur se rasti është në fazën fillestare të procedurës.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen!”.
Në pamjet që ka publikuar Sinjali më 9 dhjetor, Berat Lahu i kërkon sqarime Egzon Azemit për çështjen e Badovcit, ku dëgjohet duke thënë se “në emër të Kurtit janë vjedhë 50 milionë”.
“Albin Kurti thirrke njerëz në telefon – çone dorën. Qito situata na e kanë q* nanën”, dëgjohet tek thotë ai.