Xuxi ka sjellur informacione nga jashtë për babanë e Drenushës, duke treguar se çka ka punuar ai.
“Babai i saj është përmendur se ka gjykuar shqiptarë të cilët në atë kohë janë quajtur prej sistemit të Serbisë ‘shovenista’, ‘separatista’, ‘irredentista’ dhe ai ka dënuar me sistem të Serbisë dhe ata ne i kemi quajtur spijunë”, tha Xuxi.
Në një sekuencë gjatë ditëve në BBVK, Drenusha dëgjohet duke e përmendur këtë temë, teksa thotë se edhe ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova i ka kërkuar babir të saj të punoj si gjykatës në atë kohë.
Kjo gjë ka bërë që Drenusha të reagojë ashpër dhe të shpërthej në vaj në Prime.
“Po dua ta nis prej thelbit të kësaj historie, Xuxi përnjëmend i ka përdor testikujt për me fol për një njeri që ka vdekur, se për të gjallët nuk ka kapacitet. Në momentin që e kam bërë publike historinë që e kam përjetuar nga Atilla, ai me njerëzit e kanë rregulluar këtë çështje për të folur për babanë tim”, u shpreh Drenusha.