Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Jo rrallëherë edhe fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur.
Një rast i tillë ka ndodhur të martën në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se e ka rrahur djalin e tij të mitur.
Sinjali mëson se viktima 11-vjeçar është keqtrajtuar fizikisht nga babai i tij, në shtëpinë e tyre në rrugën “Kajtaz Ramadani”.
Posa rasti është denoncuar, Policia ka intervenuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.